Sipas rregullatorit Europian të aviacionit 261/2004, në rast Vonese fluturimi, ju mund të keni të drejtë kompensimi vetëm nëse:

  • Ju mbërritët në destinacionin tuaj final me më shumë se 3 ore vonesë sesa orari origjinal i planifikuar i mbërritjes.
  • Fluturimi juaj u nis nga/për në Europe.
  • Ju i kryet procedurat e Check-in në kohë.
  • Ju u perballët me ketë problem fluturimi në 3 vitet e fundit.
  • Kompania ajrore ishte përgjegjëse për vonesën.

Gjatë kohës së qëndrimit në aeroport në pritje të fluturimit të vonuar, ju keni të drejtën e përkujdesjes falas nga kompania ajrore:

  • Ushqim dhe pije freskuese.
  • Dy telefonata, mesazhe ose e-mail.
  • Akomodim në hotel në rastet kur qëndrimi për 1 ose më shumë netë është i nevojshëm.
  • Transporti ndërmjet aeroportit dhe vendit të akomodimit (hotel ose të tjera).

*Kujdes: Ruani faturat nëse keni shpenzime ekstra (ushqim/ pije/ transport/ hotel) si pasojë e problemit me fluturimin tuaj!

Aplikoni tani dhe merrni kompensim deri ne 600 EURO

Kompensim maksimal në kohë rekord!

Ju keni të drejtën e kompensimit sipas tabelës së mëposhtme:

Më pak se 3 orë3-4 orëMë shumë se 4 orëNuk fluturuatDistanca
❌ € –€250€250€250Të gjitha fluturimet deri në 1,500 km ose më pak
❌ € –€400€400€400Fluturimet nga/për në Europe mbi 1,500 km
❌ € –€400€400€400Fluturimet jashtë Europes nga 1,500 km deri në 3,500 km
❌ € –€300€600€600Fluturimet jashtë Europes mbi 3,500 km