Mbirezervimi në aviacion i referohet situatës kur kompania ajrore shet me shume bileta sesa kapaciteti i avionit, duke marrë parasysh faktin se jo të gjithë pasagjerët mund të paraqiten ditën e fluturimit. Nëse pasagjerët paraqiten të gjithë ditën e fluturimit atëhere kompania ajrore është e detyruar të refuzojë hyrjen në bord të disa prej tyre kundër dëshirës së tyre në varësi të kapacitetit të avionit.
Kompensimi | Distanca |
---|---|
€250 | Të gjitha fluturimet deri në 1,500 km ose më pak |
€400 | Fluturimet nga/për në Europe mbi 1,500 km |
€400 | Fluturimet jashtë Europes nga 1,500 km deri në 3,500 km |
€600 | Fluturimet jashtë Europes mbi 3,500 km |
*Kujdes: Kjo rregullore nuk është e vlefshme për pasagjerët të cilët kanë hequr dorë vullnetarisht nga rezervimi i tyre apo nëse kompania ajrore, ju ka ofruar një linjë tjetër për në destinacionin tuaj final me anë të një fluturimi alternativ, koha e mbërritjes të së cilës nuk e tejkalon kohën e mbërritjes së planifikuar.