Sipas rregullatorit Europian te aviacionit 261/2004, ne rast Ndryshim/Anulim fluturimi, ju mund te keni te drejte kompensimi vetem nese:

  • Ju kishit nje rezervim fluturimi te konfirmuar (nr fluturimi dhe emrat e pasagjerëve).
  • Nëse fluturimi juaj ishte për në/nga Europa.
  • Nuk jeni informuar nga kompania ajrore, për ndryshimin apo anulimin të paktën 14 ditë para kohës së planifikuar të nisjes.
  • Nese ju morët nje fluturim tjeter alternativ dhe orari i ri i arritjes kishte diferencë shumë të madhe krahasuar me fluturimin tuaj origjinal.
  • Arsyeja e ndryshimit/anulimit të fluturimit tuaj ishte nën përgjegjësine e kompanisë ajrore (psh: rrethana operacionale, probleme teknike apo grevë e stafit te kompanisë ajrore).
  • Ndryshimi/Anulimi i fluturimit tuaj ka ndodhur brenda 3 viteve te fundit.

Gjatë kohës së qëndrimit në aeroport në pritje të fluturimit, ju keni të drejtën e përkujdesjes falas nga kompania ajrore:

  • Rimbursim të pjesshëm ose të plotë të biletës tuaj origjinale - një biletë kthimi në destinacionin tuaj origjinal të nisjes.
  • Një biletë të re për në destinacionin tuaj final në një datë tjetër të zgjedhur nga vetë ju në varësi të disponueshmerisë.
  • Ushqim, pije freskuese gjatë vonesës, 2 telefonata, mesazhe, email, akomodim në hotel nëse është e nevojshme si dhe transport nga/për në aeroport.

*Kujdes: Ruani faturat nëse keni shpenzime ekstra (ushqim/ pije/ transport/ hotel) si pasojë e problemit me fluturimin tuaj!

Aplikoni tani dhe merrni kompensim deri ne 600 EURO

Kompensim maksimal në kohë rekord!

Ju keni të drejtën e kompensimit sipas tabelës së mëposhtme:

Më pak se 3 orë3-4 orëMë shumë se 4 orëNuk fluturuatDistanca
❌ € –€250€250€250Të gjitha fluturimet deri në 1,500 km ose më pak
❌ € –€400€400€400Fluturimet nga/për në Europe mbi 1,500 km
❌ € –€400€400€400Fluturimet jashtë Europes nga 1,500 km deri në 3,500 km
❌ € –€300€600€600Fluturimet jashtë Europes mbi 3,500 km

*Kujdes: Kjo rregullore nuk është e vlefshme për pasagjerët të cilët kanë hequr dorë vullnetarisht nga rezervimi i tyre apo nëse kompania ajrore, ju ka ofruar një linjë tjetër për në destinacionin tuaj final me anë të një fluturimi alternativ, koha e mbërritjes të së cilës nuk e tejkalon kohën e mbërritjes së planifikuar.